Ridvan Kalanderi referi më i mirë për vitin 2014

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Federata e mundjes së Kosovës në shtëpin e sporteve në Prishtinë të premten ka zgjedhur mundësit më të mirë për vitin 2014. Ridvan Kalanderi nga fshati Kosavë i Komunës së Dragashit ka arritur të zgjedhët referi më i mirë për vitin që e lemë pas.

Kështu epiteti i më të suksesshmit I takoi mundësit të KM Prizreni, Kastriot Sedolli. Prizrenasi deri tek ky sukses arriti pasi u shpall kampion tek senioret, I artë ishte në turneun e fuqishëm që u zhvillua në Shkup, “Margaritari I Maqedonisë”. I pari ishte edhe në turneun ndërkombtar “Trofeu I lidhjes së Prizrenit” si dhe I njejti nga muaji shtatori me sukses po I mbron ngjyrat e bundesligës gjermane, “SG Weilimdorf”.

FMK ka shpërblyer edhe mundësit në kategoritë më të uleta. Kështu tek pionerët më I miri ishte Blerim Hoxhaxhiku (KM Kosova). Te kadetët epitetin e më të miriti e fitoi Drilon Syla (KM Prishtina), kurse tek juniorët, Dardan Syla Ishte më I miri. Ky i fundit sivjet arriti të bëhet kampion, vendi I parë në turneun e FILA-s, që u zhvillua në Selanik. I artë ishte edhe në turnet e zhvilluar në Tiranë dhe Adem Jashari I Prishtinës. I dyti në turneun e Selanikit (greko romak). Klubi më I miri për vitin 2014 u zgjodh KM Prizreni. Trajner më i mirë Sylejman Shala. Punëtor sportiv Blerim Fejza, kurse epiteti I referit më të mirë I tako Ridvan Kalanderi. Donatorët që ndihmuan FMK ishin MKRS – Dep I sportit, Euro Lloto, Restoran Ariu dhe TIKA.

Në fund kryetari I FMK-së, Naim Muja premtoi se 2015-ta do të jetë viti ku mundësit do të arrinë suksese edhe më të mëdha.

Laureatet  e vitit 2014.
Pionerët
1.Blerim Hoxhaxhiku-KM.Kosova pioneri me i mire i vitit 2014
2.Gani Halili-KM.Prishtina
3.Fatlum Bela-KM.Kaçaniku
4.Sami Neziri-KM.Prishtina
5. Endrit  Tixhaj-KM.Prizreni
Kadetë:
•    Drilon Syla-KM.Prishtina mundesi me i mire i vitit 2014
•    Alban Delijaj –KM.Prizreni
•    Ramiz Huneli-KM.Kaçaniku
•    Sabri Curri-KM.Sharri
•    Liridon Hasani-KM.Kosova
Juniorët:
1.Dardan Syla-KM.Prishtina mundesi me i mire i vitit 2014
2.Arlind Curri-KM.Sharri
3.Vullnet Susuri-KM.Prizreni
4.Abdurrahim Fejza-KM.Prizreni
5.Mergim Shkreta-KM.Sharri
Dardan Syla-Kampion absolute i Kosoves per Junior
Vendi i pare  ne Turneun e FILA-s  ,,Palestra”Selanik Greqi
Vendi i pare Turneu mbarëkombetar Tirane
Vendi i pare Turneu ,,Adem Jashari” Prishtine
Vendi i dytë stili greko –romak –Selanik Greqi

Seniorët:
1.Kastriot Sedolli-KM.Prizreni mundesi me i mire i vitit 2014
2.Pajtim Shala-KM.Prizreni
3.Alban Sopa-KM.Prizreni
4.Bajram Shala-KM.Prizreni
5.Deklarim Kalisi-KM.Sharri/Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-