Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit në Prizren me shifrat 66:73 (17:10, 17:19, 18:17, 14:27), në një përballje shumë interesante dhe në dhjetë minutat e fundit ishin më të mirë, duke regjistruar fitore shumë të vlefshme.
Ndeshja ishte në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës.
Te Bashkimi u dalluan Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime dhe Curtis Jones me 22 pikë, kurse te Sigal Prishtina më të miri ishte Dustin Thomas me 16 pikë e 11 kërcime.
Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e katër humbje. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.