Rinovoi me PSG-në, por Mbappe e ka mendjen te Reali

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Kylian Mbappe në kushte normale sot do të ishte lojtar i Real Madridit, por vazhdon të jetë lojtar i PSG me një kontratë të rinovuar në minutat e fundit për dy vite.

Kjo shkaktoi një zhgënjim kolosal në Madrid, më këta të fundit që ishin përgatitur për transferimin e bujshëm, e më i tradhtuari padyshim që u ndje presidenti Florentino Perez.

Në momentin që Mbappe refuzoi, Perez reagoi duke u shprehur se francezi e humbi përgjithmonë mundësinë për të veshur fanellën e Real Madridit.

Në një deklaratë së fundmi, Mbappe u duk sikur e kishte mendjen akoma te Reali, duke u shprehur se dukur sikur Madridi është shtëpia e tij.

Megjithatë sipas “El Debate”, “Los Blancos” nuk do të kthehen më në garë për sulmuesin sido që të shkojë situata e tij në Francë.

The post Rinovoi me PSG-në, por Mbappe e ka mendjen te Reali appeared first on InfoShqip.com.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-