Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se nuk po e planifikon pensionimin nga kombëtarja e Portugalisë. Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo ka zbuluar planet e tij për të ardhmen me kombëtaren e Portugalisë.
Shumë zëra insistonin se Kupa e Botës në Katar do të jetë angazhimi i fundit i CR7 me kombëtaren e tij, por lojtari ka bërë të ditur se ka sytë kah Euro 2024.
“Ka qenë rrugë e gjatë, por unë do të doja të shfrytëzoja mundësinë të them se rruga ime nuk ka mbaruar akoma. Ndihem i motivuar, ambicia është e lartë”, ka thënë Ronaldo.
“Jam në seleksion dhe jam me shumë lojtarë të rinj dhe unë dua të jem pjesë e këtij Kampionati Botëror dhe Euro 2024 po ashtu, them tani”, shtoi ylli i Man United.
Ronaldo po shkon drejt moshës 37-vjeçare. Nëse ndjek këtë ritëm, ai do të kapë shifrën e 200 paraqitjeve me kombëtaren e tij.
The post Ronaldo i paralajmëron të gjithë: Rruga ime s’ka mbaruar, do të luajë në Euro 2024 appeared first on InfoShqip.com.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.