Cristiano Ronaldo me dy golat e tij të shënuar ndaj Interit ka “shkruar historinë” duke u bërë me golshënuesi më i mirë në botë, transmeton Sinjali Sport.
Sipas Marcas, CR7 mbrëmë ka shënuar edhe golin e 763 duke e kaluar Pelen dhe Josef Bicanin, ndonëse burime të ndryshme thonë Bican e ka kaluar edhe shifrën e 800 golave.
Ronaldo ka shënuar 31 herë me Sporting Lisbonën, 118 me Manchester United, 451 me Real Madridin dhe 111 për Juventusin. Ai ka shënuar 102 herë për Portugalinë.
Lojtari tjetër që mund t’i afrohet yllit të Juventusit është Lionel Messi i Barcelonës që ka shënuar 720 gola zyrtarë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.