Rrahje në Dragash, përdoren edhe thikat

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika Opoja

Pesë persona janë përleshur në mes vete në Dragash pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh të mëhershëm.

Policia njofton se në rrahje janë përdorur shkopinj druri si dhe një mjet i mprehtë –thikë, me të cilin është sulmuar njëri nga të dyshuarit.

I njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar thika që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-