Policia e Kosovës ka raportuar për një lëndim trupor në Dragash.
Aty pas një mosmarrëveshje, tre persona janë përleshur mes vete, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Lidhur me rastin një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët ende janë në trajtim mjekësor.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.