Rrahmani kërkon falje: Kjo humbje është shumë e dhimbshme

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e katërt të Conference League.

Skuadra kosovare ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Sivasspor.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 2, me shifrat që u përmbysen në ‘Fadil Vokrri’.

Fillimisht, Ballkani kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Armend Thaqi, por në pjesën e dytë, Hakan dhe Angielski shënuan për fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës turke.

E dhimbshme konsiderohet kjo humbje për faktin se të drejtuarit e Ilir Dajës kishin shumë raste për ta dyfishuar avantazhin, por që dështuan t’i konkretizonin ato me gola.Albion Rrahmani tha pas ndeshjes se mos konkretizimi i rasteve ndikoi tek humbja.

“Kjo humbje është shumë zhgënjyese, kishim rastet për ta fituar ndeshjen. Dua të ju kërkojë falje të gjithë tifozëve të Ballkanit”, tha Rrahmani.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-