Rrëfimi i rrallë i Adnan Merovcit për Thaçin: M’i lëshojë dy granata dore gjatë rrugës për në Paris

Opoja.net Opoja.net Lajme

Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci vite më parë në emisionin e Besim Dinës ka rrëfyer momentin kur presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i kishte lëshuar dy granata dore në duar, pasi Merovci i kishte thënë se ishte bërë paqësor dhe nuk po dëshiron luftë.

Adnan Mervoci i cili në publik është i njohur më shumë si truproja e Ibrahim Rugovës, për të cilin kishte shërbyer dhjetë vite, në një emision të më hershëm te Besim Dina, ka rrëfyer një ngjarje interesant që ka ndodhur në vitin 1999, për udhëtimin në Paris, udhëtim që kishte të bënte për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.

Ai kishte thënë se kur janë takuar ai dhe Rugova në aeroportin e Klagenfurt me Hashim Thaçin, ky i fundit i ka dhënë Mervocit dy granata dore.

”Kur u takuam në aeroportin e Klagenfurtit me Thaçin, i thashë shumë je bërë paqësor, e le luftën dhe tani po vjen po nënshkruan një marrëveshje paqësore. Hashim Thaçi i nxori nga gjepi dy granata dore dhe m’i lëshojë në duar, ndërsa unë u ktheva nga profesori Fehmi Agani dhe presidenti Rugova dhe i pyeta se çka me bë me to. Ata veç ma kanë bërë me dorë ik ik prej neve”, rrëfen Merovci në këtë intervistë të tij.

Sipas tij Thaçi këto granata i ka marrë me vete që mos binte në duar të serbëve dhe ishte i gatshëm të vetëvritej.

“Hashim Thaci ishte i gatshëm të vetëvritej për tu mos u dorëzuar serbëve gjatë kohës se udhëtimit për në Rambuje”, kishte thënë Merovci se kështu e ka kuptuar veprimin e tij.

Më poshtë gjeni deklaratën e tij të shkëputur nga ky emision:

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-