Rrezja nga Opoja shkëlqen në “The Voice Kids” në Gjermani (Video)

Opoja.net Opoja.net Talentet

Vajza nga fshati Plavë, treva e Opojës në komunën e Dragashit, në Kosovë, Rrezarta Bojaxhiu, po shkëlqen në skenën e “The Voice Kids” në Gjermani, ku në audicionet e fshehta i ka lënë gojëhapur të gjithë anëtarët e jurisë dhe jo vetëm.

Gojëhapur kanë mbetur edhe publiku i pranishëm në sallë, si dhe ata që po e përcillnin këtë spektakël nga televizori. Kjo sepse Rrezarta u paraqit më ndryshe seç kishin dëgjuar juria. Ajo i habiti të gjithë, sapo filloi së interpretuari një pjesë operistike tejet të vështirë e që ia doli mbanë. Rrezarta Bojaxhiu këndoi një pjesë nga opera “Nessin Dorma”, duke shfaqur potencialin e zërit të saj, e që i bëri të gjithë anëtarët e jurisë të ktheheshin në kohë shumë të shkurtër ballë përballë me të, sapo e dëgjuan këtë zë mahnitës.

Në një prononcim për redaksinë tonë, babai i Rrezartës, Samidini, u shpreh tejet i ngazëllyer me arritjen e së bijës, duke thënë se po pret edhe më shumë se kaq. “Më ka mahnitur, jo vetëm për interpretimin e që unë e njihja, por më shumë për paraqitjen e saj si një divë e rangut botërorë. Asaj nuk i trembej fare syri, nuk dukej të kishte emocione dhe as frikë para publikut. Kjo më jep siguri se ajo është tejet e sigurt në atë që po bën”, tha shkurt Samidin Bojaxhiu.

Rrezja, siç e thërrasin me përkëdheli, tashmë ka mbërritur në gjysmëfinale dhe, sipas asaj që lexohet e shikohet nga komentuesit rreth këtij spektakli, ajo pritet të shkojë edhe në finale, duke qenë më ndryshe nga të gjithë konkurrentët e saj. /Radio Sharri – Dragash/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-