Rritet numri i vizitorëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet nga vijnë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Sipas ASK-së, numri i vizitorëve të huaj në mars të këtij viti është 24 mijë e 037 vizitorë, e që është një rritje prej 21.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa numri më i madh i tyre është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Mars 2023) ka rritje te vizitoreve për 21.7%. Në total 24 037 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërkaq në Mars 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 39 374, prej tyre 38.9%, ishin vendorë dhe 44.1%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Mars të vitit 2023  (sa ishin 36 322 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 8.4%.

Ndërkaq numri i net-qëndrimeve ishte 77 601, prej tyre 61.0% nga vendorët dhe 55.8% nga të huajt.

 Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 4  818, vizitor dhe më 18 411, net-qëndrimi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-