“Rruga e Drejtë”

Opoja.net Opoja.net Opinione

Gjëja më kryesore është “Siratu’l-Mustekim”, që do të thotë “Rruga e Drejtë”. Allahu Teala e ka mësuar njeriun që ta kërkojë këtë.

“Rruga” është njëra prej koncepteve kryesore të urtësisë islame. Të gjithë shprehin ecjen dhe vendosin rrugën kryesore, në mënyrë që kjo ecje të kryhet sipas fesë së drejtë. Nën dritën e kësaj urtësie është thënë: “Rrugë është ajo që të shpie në vendin e duhur.” Gjithashtu është edhe fjala meshreb që do të thotë burim në të cilin pihet ujë.

Edhe ai patjetër duhet të jetë i kulluar dhe i pastër. Së fundi njeriu fillon të ecë që pasi të lindë. Ndërsa stacioni i fundit sigurisht që është dera e përhershmërisë. Sipas Islamit sprova e njeriut në këtë botë mblidhet në pikën se si e ka kryer këtë ecje dhe se çfarë ka në defterin e llogarisë. Njeriu këtë ecje nuk mund ta kryejë i vetëm. Apo të qenët i vetëm është gjendje e veçantë. Njeriu jeton në mënyrë sociale dhe si rrjedhojë edhe udhëtimi drejt përhershmërisë do të ndodhë sipas marrëdhënieve që ka formuar me të tjerët. Ai do të fillojë nga familja në të cilën ka lindur pa pasur mundësinë për të zgjedhur që të lindte në një shoqëri myslimane. Të gjitha marrëdhëniet tregtare, politike, kulturore dhe fetare do të ndikojnë në natyrën e këtij udhëtimi. Asnjë fushë nuk është boshe.

Bëhet fjalë për një fushë që quhet inziva (të jetuarit i vetëm duke iu përkushtuar adhurimit dhe duke u larguar nga mëkatet), por kjo është gjendje e veçantë në shoqërinë myslimane. Njeriu i sinqertë i vendos në funksion mekanizmat e mirëkuptimit dhe mund t’i neglizhojë qëndrimet si qortimi apo largimi për një kohë të gjatë duke menduar: “Ky njeri nuk e shkatërron ahiretin e tij…”, kur i sheh veprimet e njeriut që ka përpara, të cilat dalin në mënyrë të pakuptueshme jashtë kornizës së rregullave. Ky qëndrim nuk bën asgjë tjetër përveçse u zgjat jetën shumë strukturave të devijuara dhe u jep kurajë njerëzve të këqij.

Asnjë marrëdhënie në kontekstin Islam nuk mund të vazhdohet duke e dhënë mendjen me qira apo duke u magjepsur. Nijeti, i cili është esenca e të gjitha ibadeteve, është gjendja më aktive e ndjeshmërisë. Ecja për vite të tëra në një rrugë dhe në fund prishja duke parë falimentimin e personit në krye, është njëri prej shkatërrimeve kryesore të shoqërive tona.

Ne nuk duhet të hyjmë në një rrugë pa e besuar në mënyrë absolute se ajo të çon te Zoti (xh.xh.). Haku i rrugës është besimi se në çdo fazë të kësaj rruge i jepet përparësi kënaqësisë së Zotit. Abdulkadir Gejlani thotë: “Njeriu më i keq është ai që fiton diçka nga kjo botë duke shitur fenë.”

Shkruar nga Kushtrim Guraj. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-