Opoja.net

Rruga e shatatores së “Adem Jasharit” deri në qytezën e Dragashit

Lajme Opoja
Rruga e shatatores së “Adem Jasharit” deri në qytezën e Dragashit

Ditë më parë në Qytezën e Dragashit u vendos shtatorja e “Adem Jasharit”, e cila u përurua në ditën e Çlirimit të Dragashit, qindra persona, në mesin e të cilëve familja Jashari veteranë të luftës  ishin të pranishëm për të nderuar figurën e heroit të luftës, Adem Jashari.

Opoja.net ka përgaditur këtë kronikë për të mësuar rrugën e shtatores së “Adem Jasharit” deri në qytezën e Dragashit ku ajo qëndron.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Pas një postimi në rrjetin social Facebook nga Alush Shala, veterani i  UÇK-së dhe asambleisti i Kuvendit të Prizrenit, kanë reaguar qytetarët nga Dragashi lidhur me shtatoren e “Adem Jasharit” se si arriti ajo në Dragash. Opoja.net ka kontaktuar me , Alush Shalën, dhe ka mësuar rrugën e shtatores së “Adem Jasharit” deri në vendin ku ajo po qëndron.

Alush Shala dhe Rifat Jashari

“Shtatorja  më ka ardhur si dhuratë nga pronari i kompanisë “New Ballkan” në Suharek i cili quhet Josuf Ozer nga Afioni i Turqisë, Bacin Jusuf u njoftova në ditët e para që ai erdhi në Prizren, dmth në vitet 2005/2006 i cili fitoi besimin tim dhe respektin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai me privatizimin e fabrikës së Ballkanit në Suharek për hatër tim mori mbi njëqind punëtor kryesisht anëtar të familjeve të Dëshmorëve si në Suharek ashtu edhe në Prizren ku për mu ishte një fillim i mbarë se më në fund po fillon respektimi i vlerave të luftës për këtë munden ta vërtetojnë si në shoqatën e familjeve të Dëshmorëve në Suharek” shprehet Alush Shala për Opoja.net.

“Në shenjë respekti për ushtrinë tonë UÇK-ën,  Dëshmorët dhe veqanarisht për mua pra unë jam Alush Shala,  Ai nga Afioni solli 59 blloka të Mermerit në madhësin 2.m x90cm x 60 cm me një vlerë afërsisht një milionë euro për varrezat e Familjes Jashari në Prekazin Legjendar pra në këtë formë siq janë edhe sot pra edhe emrat e shkruar. Ky burrë pra baca Jusuf kurrë nuk kërkoi shpërblim për këtë vepër, por me keqardhje duhet me thënë se askush nuk e falenderoi për këtë punë e kam fjalën për instutucionet se Baca Rifat Jashari e ka falenderuar më shumë se një herë” ka treguar Shala.

Shtatorja e Legjendarit

“Ai këtë e ka bërë për hatër të Zotit dhe timin por më shumë për shpirtin e vet, kur janë vendosur këto Mermere ai nga “Afioni solli 600 kg llokuma për ti shpërndar për hatër të Dëshmorëve” dhe prap instutucionet tona heshtnin sikur mos me ju ardhur mirë unë nuk i kuptojsha pse e bënin këtë sjellje jo njerzore por baci Jusuf nuk u hidherua fare. Pak më vonë kur Airoporti i Prishtinës u emërua me emrin e komandantit Legjendar “Adem Jashari” ai më kërkoi një foto të komandantit pa me tregur fare se përse po e merr foton, kur e pyta pse po të duhet me tha që don me e mbajtë në zyre në Stamboll dhe Afion, mirë i thash. Pas disa muajve më ftoi në Fabrikën e Ballkanit në Suharek dhe qka me pa e kishte sjell po këtë shtatore që  është vendosur në Dragash. Në atë qast mu ndal fryma kur e pashë Shtatorën dhe për disa minuta ka mbretëruar një heshtje e perzier me lotë dhe pastaj me uruan dhe më thanë që këtë e ka bërë për ty me deshirën ta vendosni në Airoport “

Shtatorja e Adem Jasharit

“Para disa ditëve Dragashin e vizitonin edhe njerzë që i kanë bërë dame Kosovës në terësi e Dragashit në veqanti më shkoi mendja që të ju dhurojë  këtë shtatore duke e pas parasysh që edhe buxhetin e kanë të vogël. Shkova në Dragash edhe pse vet kryetari i komunës Salim Januzi e kishte caktuar terminin në ora 8:00 për takim me mua atë e takuam para dere dhe thuja si me zorë u kthy në zyre se u arsyetu se ka një takim urgjent në Prishtinë. Unë bashku me, Qerkin Krasniqi, Lulzim Rifaj, Shaban Shabani,  biseduam për procedurat që duhet ndjekur Asambleja për ta marrë vendimin konform ligjeve të Republikës së Kosovës, disa ditë është biseduar me kuvendarët përfshirë edhe atë të komunitetit Boshnjak e Goran të cilët nuk e kanë kundërshtuar po si duket dikush ka manipuluar me ta dhe në momentin e votimit ata e  kanë lëshuar sallën. Unë kam qenë i ftuar nga kryesuesi për me marrë fjalen pasi të votohet vendimi, po kur kuptova se kanë ndryshuar gjërat që ne normalisht jan dyshimet e mija e thirra kryesuesin dhe i thashë që nuk do  të vij se ndoshta do ta marrin si friksim minoritetet edhe pse fjalimin e kam përgaditur dhe ja po jua tregojë tani të gjithëve.

[mp_carousel_1 carousel_images=”41171,41173,41172,41174″ carousel_start=”false”]

“Pas kalimit të të gjithave procedurave ligjore unë në bashkëpunim me Emir Qejkun drejtor në Ballkan të Suharekës dhe gjithashtu me kryetarin e veteranëve të Dragashit, konsullsi në Bullgari z.Lulzim Rifaj, dhe Granit Rifaj si Asambleist gjithashtu  mos të  harrojë Neshatin, vendosëm me e sjellë shtatoren në Dragash dhe këtë e dokumenton edhe me inqizime që na bëri atë ditë më duket një  punëtor apo zjarrëfikës të cilën nuk e postova asnjëherë. Për ditën e caktuar u vendosëm që unë duhet ta marrë fjalën për të cilën edhe isha përgaditur dhe kuptohet në zbulimin e shtatorës të marrim pjesë jo vetëm unë por edhe përfaqesuesi i donatorit,por  për habi ata donatorin e quajtën artist, mirënjohjet i lanë për vitin tjetër kryetari e kishte qitë një moderator që ishte i shkelqyshëm për me komentu boks apo ndonjë lojë futbolli”

Alush Shala 1

“Kryetarin e kishte mbuluar një hije e zezë nuk e di ndoshta pse u arritë vendosja e Legjëndarit apo i ka munguar ndonjë dashamirë i shpirtit, derisa kryetari i vetranëve të Dragashit, Qerkin Krasniqi ishte rehatu afër Bacës Rifat sepse sipas tij kështu e thotë protokolli, e derisa ata që ishin drejtues të luftës në atë zonë si kolonel, Ruzhdi Saramati, Zafir Berisha, Bedri Halimi pastaj donator dhurusi as që kishte nevojë sipas tyre me qenë aty. U permendë emri im  edhe bacës Jusuf si artist po nuk u përmend dhe ata që kanë hise në Çlirimin e kësaj zone nga hordhit qetnike, njeri nga njëherë ndoshta e shtinë edhe shpirtin keq për shembull moderatori nuk e di pse kishte frikë dhe dyshime që Legjendari do vijë edhe në Dragash . Po nga kush kishte frikë pse dyshonte ky i ngratë pse ky nuk e dinte se Adem Jashari ka luftu për trojet e veta, po se dyshojke ky farë moderator në këto gjera ai kryesisht ishte orijentuar nga këngëtarët, valltarët, tupangjitë e jo nga ata që e ndryshuan historinë jo vetëm në Dragash por në të gjitha trojet shqiptare. Dua te ju sigurojë që mos keni frikë nga askush e as nga serbia sepse njëherë e përgjithman ka përfunduar historia e gjenocidit të tyre në vendin tonë, e për disa qe shkojnë natën në serbi e ditën në komunë ata skanë rrezikë sepse po mundohen me e mbajtë serbinë këtu aq sa munden si për shembull në arsim e ndoshta edhe ndonjë vend tjetër që unë natyrisht nuk i di te gjitha”

“Krejt në fund po ju tregojë se folem ne apo sna lejuat me fol dëshira e shumicës u realizua “Adem  Jashari,  Komandanti jonë më Mbrehtësinë dhe vigjilencën e tij nga Maja e Sharrit do të mbron të gjithë ku do që të jemi edhe juve frikacaka do të ju mbrojë se atë e ka kriju Zoti dhurat për kombin tonë”  ka përfunduar Shala.

© Opoja.net

Tri klasë model për parafillorët në shkollat e komunës së Dragashit

Opoja.net

Nga e enjtja pritet mot më i butë, temperaturat do të shënojnë ngritje deri në 11°C

Opoja.net

Lista prej 278 fermerëve perfitues të subvencioneve nga komuna e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net