Sa ishte  i pasur Salim Jonuzi në fund të mandatit dhe sa ka pasuri Shaban Shabani

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Në vitin 2018, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mes zyrtarëve të tjerë publikë, janë edhe Salim Jonuzi e Shaban Shabani, ish-kryetari dhe kryetari aktual i Komunës së Dragashit, që kanë deklaruar pasurinë e tyre.

Salim Jonuzi, i cili ka qeverisur me Komunën e Dragashit për afër një dekadë, sipas formularit të deklaruar në AKK, ka në pronësi dy shtëpi me sipërfaqe 310 m², të cilat së bashku kapin vlerën e 40 mijë eurove. Gjithashtu, Jonuzi ka deklaruar edhe 5 mijë m² tokë bujqësore.

Salim Jonuzi ka në pronësi edhe dy vetura, njëra e blerë në vitin 2012 që kushton 3 mijë euro, dhe tjetra e blerë në vitin 2017 me vlerë 6 mijë euro. Sa u përket të hyrave, ish-kryetari i Dragashit ka deklaruar pagën vjetore (Neto) prej 15,876.00 euro dhe shtesa të tjera prej 600.00 eurosh. Të hyrat e Jonuzit nga pagat e fëmijëve kapin shumën e 12 mijë eurove.

Shaban Shabani, kryetari i tanishëm i Komunës së Dragashit, ka në pronësi një shtëpi 300 m², të trashëguar, e cila ka vlerë 30 mijë euro, si dhe 1.53 hektarë tokë të trashëguar me vlerë 12 mijë euro. Përveç tyre, Shabani ka deklaruar si të hyra vetëm pagën mujore që merr si Kryetar i Komunës, e cila është 1,278.00 euro./Opoja.net

———————

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht. 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-