SBAShK paralajmëron grevë nga shtatori

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga muaji shtator.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga muaji shtator.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Me anë të një reagimi SBAShK ka kritikuar qeverinë e vendit duke thënë se nuk janë duke rritur pagat, derisa janë rritur çmimet e produkteve.

“Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë  gishtin kokës  sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë. Qeveria as nuk po ngrit pagat , as nuk po  fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Albin Kurti e Hekuran Murati ekzistojnë në këtë nën qiellin e Kosovës”.

“Mirëpo le ta dinë  deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi  dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë  para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave. Kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë  do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptojë se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje”, thuhet në reagim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
Burimi i lajmit: EO
- Reklama-
- Reklama-