Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës nesër do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00.
Në njoftim, thuhet se në këtë konferencë do të flitet për grevën në Kosovë, teksa bëhet e ditur se prezentë do të jenë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Tafa Ameti.
Kujtojmë se në Kosovë SBAShK-u ka shpallur grevë në arsim që nga data 25 gusht, teksa kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve, të cilët kërkojnë rritje page prej 100 euro.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.