Kryesia e Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar besimtarët myslimanë se festa e Kurban Bajramit do të shënohet më 27 maj 2026 në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, manifestimi qendror për këtë festë do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtina, duke filluar në orën 04:25 me faljen e namazit të sabahut, pas së cilit do të mbahet edhe ligjëratë tematike kushtuar festës.
Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 05:40, ndërsa hytben dhe mesazhin e festës do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Pas ceremonisë kryesore, BIK ka bërë të ditur se nga ora 09:00 deri në 12:00 do të organizohet edhe pritje zyrtare në selinë e Kryesisë në Prishtinë.
Nga Bashkësia Islame e Kosovës është uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë paqe, begati dhe harmoni për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

