Schneeberger: Dezinformimi është fushëbeteja në cilën lufton Putini

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Presidentja e Vienna Goes Europe, Kati Schneeberger shprehet se dezinformimi është fushëbeteja në cilën lufton presidenti rus Vladimir Putin.

Schneeberger në një intervistë për The Geopost thekson se Putini nuk e drejton luftë vetëm ndaj Ukrainës, por edhe kundër gjithë Evropës dhe vlerave të demokracisë.

Ajo shton se ai bëpërmjet dezinfomimit mundohet të krijojë destabilitet në Ballkan.

“Nëpërmjet dezinfomimit, ai e shfrytëzon këtë gjë dhe mundohet të krijojë destabilitet dhe kjo më së lehti arrihet në regjionin e Ballkanit. Aty ka edhe konflikte vetanake, ku vetëm pak duhet të ndezësh fitilin”, shton ajo.

Presidentja e nismës “Vienna Goes Europe” thotë se nuk e di nëse Austria mund ta luak një rol për ta zgjidhur konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk e di nëse Austria mund ta luajë një rol të shkëlqyeshëm për ta zgjidhur konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk po e shoh një gjë të tillë”, përfundon ajo.

Intervista e plotë

Austria është pjesë e Bashkimit Evropian, por në zemër dhe në mendje austriakët ende nuk janë edhe aq evropianë. (Ata) mendojnë shumë në mënyrë nacionaliste. Mendimi evropian ende nuk është përhapur aq shumë si dhe njohuria për BE-në është shumë i mangët te njerëzit.

Austria ndihmon, para së gjithash refugjatët, pra njerëzit të cilët ikin nga lufta dhe arrijnë në Austri aty gatishmëria për ndihmë nga ana jonë është shumë e madhe. Por vërehet po ashtu se në disa parti politike në Austri, ndikimi rus është thellë i ngujuar.

Në partinë politike FPÖ, një parti e djathtë ekstreme, ndikimi rus është më i madhi. Para disa vitesh madje kanë bërë një marrëveshje miqësore me Vladimir Putinin dhe me siguri i takojnë atyre partive që financohen nga Putini. Por edhe në ato parti në të cilat nuk ta merr mendja.

Partia politike SPÖ apo ÖVP ka një ndikim të përgjithshëm rus, ose një miqësi ndaj Rusisë. Ne kemi megjithatë dy ish – kancelarë, të cilët kanë punuar për koorporata (grupe) ruse.

Kemi pasur një ministre të Jashtme, të cilën e kishte ftuar Putini në dasmën e saj dhe kishte vallëzuar me të, është gjunjëzuar para tij. Dhe vërehet ky ndikim rus ende.

Pothaujse në çdo parti, jo në të gjitha, por pothuajse në të gjitha partitë ka një thirrje për t’i rikthyer sanksionet. Propaganda ruse pranohet, (mirret persipër), me apo pa vetëdije. Është e vështirë në Austri.

Putini nuk drejton vetëm luftë ushtarake kundër Evropës. Pra, ai nuk drejton luftë vetëm ndaj Ukrainës, por edhe kundër gjithë Evropës, kundër vlerave tona, kundër demokracisë. Një fushbetejë në të cilën Putini lufton është dezinformimi. Putini e din shumë saktë, se ku duhet të sulmojë, ku janë pikat e dobëta të Evropës, ku reagojnë ata shumë ndjeshëm dhe se si mund të i manipulojë ata.

Nëpërmjet dezinfomimit, ai e shfrytëzon këtë gjë dhe mundohet të krijojë destabilitet dhe kjo më së lehti arrihet në regjionin e Ballkanit. Aty ka edhe konflikte vetanake, ku vetëm pak duhet të ndezësh fitilin.

Shumë lehtë këto shtete janë përçarë mes veti dhe kjo krijon zhurmë (jo rehati) dhe destabilitet dhe jo vetëm për regjionin e Ballkanit por për gjithë Evropën. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë gjithashtu perspektivë, dhe pjesërisht janë edhe shtete kandidadë (për në BE) dhe disa jenë në negociata, disa jo dhe nëpërmjet këtyre negociatave, janë pjesë e BE-së.

Pra, nëse atje vjen deri te jorehatia (ngatërrueshmëria), deri te ndonjë mosarritje e ndonjë mosmarrëveshjeje, pastaj bllokohet e gjithë Europa dhe ka zhumë (jo-rehati) në gjithë Evropën.

Po, është vërtetë e vështirë, sepse presidenti Aleksandar Vuçiq, është një mik shumë i mirë i Austrisë dhe ka dëshirë të shijojë më shumë mbështetje. Ai iu liron vizat për shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën, në anën tjetër vijnë shumë refugjatë, arrijnë të depërtojnë deri në Austri, dhe pastaj Vuçiq i thotë Evropës, ‘kemi një problem’ dhe pastaj Austria më mirë thotë ‘i dashur president Vuçiq, ne do të të ndihmojmë ty’.

Vuçiq, Orban, Nehamer, ulën së bashku dhe mendojnë se si të mund ta mbyllin rrugën e Ballkanit dhe Austria ka refuzuar një rrugë kundër Bullgarisë dhe Rumanisë. Ata e mbështesin Serbinë, unë nuk e di pse dhe se çfarë fshehet mbrapa, por kjo shihet. Nuk e di nëse Austria mund ta luajë një rol të shkëlqyeshëm për ta zgjihur konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk po e shoh një gjë të tillë.

Njëherë përnjëherë ka një termin. Por ende nuk është një vendim përfundimtar. Tash sapo fillojnë negociatat. Por kjo varet shumë nga parlamenti europian dhe ata e kanë mbështetur shumë liberalizimin e vizave dhe nga kjo pikëpamje nuk pritet ndonjë vështirësi. Unë personalisht jam optimiste, por në këtë rast më mirë pres se apo ndodhë vërtetë ashtu siç po duket, sepse nga përvoja e dimë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-