Sefidin Mejzini, kandidati i LDK-së me përqindjen më të lartë të votave nga fshati i tij

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sefidin Mejzini, kandidati për asambleist nga radhët LDK-së në Dragash, në zgjedhjet e 17 Tetorit ka fituar edhe një herë besimin e qytetarëve dhe bashkëvendësve të tij nga fshati Kosavë për të qenë përfaqësues i tyre në Kuvend Komunal edhe për katër vjet të tjera.

Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Sefidin Mejzini ka marrë rreth 65% të votave të LDK-së në fshatin Kosavë. Me 183 vota nga gjithsej 281 s ka marrë LDK në fshatin Kosavë, Mejzini del të jetë kandidati me përqindjen më të lartë të votave të fituara nga fshati apo nëndega të cilën e përfaqëson.

Sefidin Mejzini ishte një figurë e zëshme opozitare gjatë qeverisjes katërvjeçare të PDK-së në Dragash dhe i angazhuar aktivisht në projektet që lidhen veçanërisht me fshatin Kosavë. Në listën e kandidatëve për Asamble Komunale kishte numrin 19./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-