Ushtruesi i detyrës së sekretarit gjeneral të FFK-së, Taulant Hodaj, përmes një reagimi në Facebook, ka shpreh pritshmërinë e tij që FIFA do ta ndëshkojë Serbinë në lidhje me sjelljet e saj në Botëror duke shfaqur si në tribuna ashtu edhe në dhomat e zhveshjes baner me hartën e Kosovës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb, transmeton Demokracia.com.
FIFA nuk lejon këso veprime e aq më pak kur bëhet fjalë në kompeticionet botërore, andaj pritet që ajo të marrë masa ndaj Serbisë e cila nuk është hera e parë që politikën e përfshinë në sport.
“Federata e Futbollit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota e FIFA-së, konform dispozitave të Kodit Disiplinor të FIFA-së ka argumentuar pranë FIFA-së sjelljet jo-sportive, raciste e të tjera kundër Kosovës nga ana e lojtarëve serb me anë të vendosjes së banerit në dhomën e zhveshjes dhe sjelljet e paraqitjet e banerave të tifozëve në stadion me prezantimin e simboleve raciste dhe jo-sportive kundër Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Hodajt.
Reagimi i plotë i Taulant Hodajt:
Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, sot kemi ushtruar kërkesë zyrtare pranë Komitetit Diciplinor të FIFA-së që ndërmerrë masa ndaj veprimeve raciste dhe jo-sportive të lojtarëve të kombëtares serbe dhe tifozëve të tyrë gjatë lojës së luajtur kundër Brazilit, në kuadër të Kupës së botës që po mbahet në Katar.
Federata e Futbollit të Kosovës si anëtare me të drejta të plota e FIFA-së, konform dispozitave të Kodit Disiplinor të FIFA-së ka argumentuar pranë FIFA-së sjelljet jo-sportive, raciste e të tjera kundër Kosovës nga ana e lojtarëve serb me anë të vendosjes së banerit në dhomën e zhveshjes dhe sjelljet e paraqitjet e banerave të tifozëve në stadion me prezantimin e simboleve raciste dhe jo-sportive kundër Kosovës. Sjelljet e lojtarëve serb dhe tifozëve të tyre me këtë rast tentojnë të perçojnë ndjenjë të pasigurisë dhe luftërave, sidomos duke pasë parasyshë situatën e tanishme të brishtë të sigurisë në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë.
Kjo nuk është hera e parë që veprimet e tilla lejohen nga Federata e Futbollit të Serbisë, rrjedhimisht ne si FFK kemi kërkuar nga organi disiplinor i FIFA-së që të ndërmerr masa ndaj federatës serbe dhe lojtarëve të tyre konform dispozitave të Kodit Disiplinor të FIFA-së.
Federata e Futbollit të Kosovës do të qëndroj fuqishëm pranë kërkesës së saj në mbrojtje të vlerave që përçon futbolli në përgjithësi dhe dinjitetit të futbollit të Kosovës në veçanti. Me këtë rast do të bashkëpunojmë fuqishëm me organet disiplinore të FIFA-së që t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore të ofruar nga Kodi Disiplinor dhe aktet tjera të FIFA-së në mënyrë që të mbrojmë sportin e futbollit dhe Kosovën, ku fuqishëm kërkojmë që të merren masa adekuate ndaj sjelljeve raciste dhe jo-sportive të lojtarëve dhe tifozërisë serbe. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.