Opoja.net

Selim Kryeziu kandidat i LDK-së për komunën e Dragashit

Selim Kryeziu kandidat i LDK-së për komunën e Dragashit

Është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së në të cilin është vendosur për kandidatë të disa komunave në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryetari i saj , Isa Mustafa pas përfundimit të mbledhjes ka thënë:

“Jemi mbledhur për zgjedhjet lokale dhe për propozimet e kandidatëve për kryetar komune”.

KTV merr vesh se kandidatë për komunat Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Pejë Istog , Suharekë,Lipjan, Fushe Kosovë mbeten ata që kanë qenë.

Kandidatët për kryetarë të komunave nga radhët e LDK-së janë: Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.

Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.

Nuk janë treguar emrat e kandidatëve për kryetar të Prishtinës dhe të Prizrenit. /Opoja.net/

Në Dragash, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ndihmon familjet në nevojë!

Opoja.net

Disa fshatra të Dragashit nesër mbesin pa rrymë

Opoja.net

Ambasadori i Bullgarisë, Hristo Gudjev viziton Komunën e Dragashit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net