Selim Kryeziu kërkon ndihmë nga ‘Opstina Gora’

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti disa herë gjatë fjalimeve të tij ka kërkuar nga PDK sqarimin e Marrëveshjes së fshehtë për ‘Komunën e Gorës’.

Por termi ‘Komuna e Gorës (Opstina Gora)’ nuk duket të jetë ndonjë problem i madh për kandidatin e LDK-së për të parin e Dragashit, Selim Kryeziu, transmeton opojasot.com.

Ditën kur PDK ka nënshkruar koalicion me VAKAT, Kryeziu u është drejtuar me një mesazh të hapur, anëtarëve të grupit ne rrjetin social Facebook, ‘Opstina Gora’ duke kërkuar mbështetjen e tyre për balotazhin e së dielës. /Opoja Sot

Më poshtë ne po u japim mesazhin në shqip (të përshtatur) që kandidati i LDK-së ka bërë në këtë faqe

Shqip: PDK dhe VAKAT në Dragash, sot kanë nënshkruar një koalicion, në VAKAT, nëse ata do të kishin një qëndrim, do të hynin në koalicion me fituesin e raundit të parë.

Fituesi i raundit të parë jam unë. Ndërsa, VAKAT, si gjithmonë, ‘mbajti fjalën’.

Nuk ka rëndësi se si njerëzit jetojnë në Gorë, është e rëndësishme që Usmen Baldzi prapë është zëvendësministër. Në thelb normale.

Qytetarë të Gorës, publikisht kërkojë mbështetjen tuaj. Në këtë mënyrë që së bashku ne mund ta luftojmë mafinë nga Gora dhe Opoja dhe të rikthejmë krenarinë e qytetarëve tanë.

Selim Kryeziu, kandidat i LDK-së për kryetar të komunës.

Origjinal: PDK i VAKAT u Dragašu, danas su potpisali koaliciju. U VAKAT-u do sada kao da su imali neki stav, da u koaliciju oni udje sa pobednikom iz prve runde.

Pobednik prve runde sam ja. A VAKAT, kao i uvijek “prnicipijelno drže riječ”.

Nije važno kako ljudi u Goru žive, važno je da Usmen Baldzi opet je zamenik ministra. Principijelno normalno.

Gradjani Gore, javno tražim vašu podršku. Na taj način bi mogli zajdno da oborimo mafijaše iz Gore i Opolje i vratiti ponos naših gradjana.

Selim Kryeziu, kandidat LDK za predsednika Opštine.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-