Selim Kryeziu në tri gjuhë i uron mirëseardhje Kadri Veselit në Dragash (Foto)

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Selim Kryeziu, në profilin e tij në Facebook ka publikuar disa fotografi dhe një ‘urim mirëseardhjeje’ në tri gjuhë për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili ka qëndruar sot në Komunën e Dragashit.

Selim Kryeziu ka shkruar me ironi në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht: ‘Mirë se vjen në Dragashin Evropian, KADRYSH!’, duke ia bashkëngjitur këtij ‘urimi’ të tij edhe disa fotografi, ku shihen disa shenja komunikacioni të demoluara dhe prishje të rrugës së asfaltuar, gjatë punimeve nëpër rrugët e Komunës së Dragashit.

Më poshtë i gjeni shkrimin dhe fotot e publikuara nga kreu i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu:

”Welcome to European Dragash
Willkommen bei European Dragash
Bienvenue sur European Dragash
Dobro došli u Evropski Dragaš
KADRYSH”

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: ,
- Reklama-
- Reklama-