Serbia dhe shtetet e tjera mos-njohëse të sovranitetit të Kosovës janë në presion që të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës, ku pritet të diskutohet fillimi i procesit të pranimit në këtë institucion ndërkombëtar. Kështu, të paktën, po deklaron kryediplomati serb, Ivica Daçiq.
Daçiq këtë e ka deklaruar për mediumin serb ‘Tanjug’, duke thënë se BE synon të paraqes unitet pas largimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, përcjell lajmi.net.
“Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion, duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE, janë të bashkuar dhe prandaj bëjnë presion mbi ne dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishme në seancë”, deklaroi ai.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.