Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Duke lexuar: Sfidat e drejtësisë në pandemi
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Blogu i ditës
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
18:42 | 10.08.2022
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
12:29 | 10.08.2022
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
10:49 | 10.08.2022
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
10:45 | 10.08.2022
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
10:41 | 10.08.2022
Aa
Opoja.netOpoja.net
Aa
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
  • Ide
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shtojca
    • Kultura & Arti
    • Shëndeti
    • Teknologji
    • Kuzhina
    • Kuriozitete
  • Ide
    • Opinione
    • Intervista
    • Personazhe
    • Talentet
  • Shpallje
  • Blogu i ditësLIVE
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Opoja

Sfidat e drejtësisë në pandemi

Opoja.net
Opoja.net 01:48 | 19.05.2020
Ndaje
Sfidat e drejtësisë në pandemi
Ndaje

Prokuroritë e gjykatat pas 12 marsit është dashur të riorganizonin punën e tyre për t’u përshtatur me rrethanat e krijuara nga pandemia.

Se si funksionuan në këta dy muaj e më shumë, biseduam e u takuam me përfaqësues të prokurorive e gjykatave në Gjilan, Mitrovicë e Prizren.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hartuar një plan veprimi per menaxhimin e krizës së pandemisë, në kuadër të tij kemi vepruar me 30 për qind të kapaciteteve”, thotë Ariana Shajkovci, zëvendëskryeprokurore, Prokuroria Themelore në Prizren.

“Pas datës 12 mars, gjykata, respektivisht kryetari, e ka marrë një urdhëresë: Ka punuar me staf të limituar, duke caktuar edhe zyrtarët kujdestarë. Secili departament e ka pasur të caktuar nga një gjyqtar, edhe degët në Suharekë e Dragash kanë punuar në mënyrë të njëjtë”, thotë Artan Serjani, nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Prokurorët e kanë shfrytëzuar këtë periudhë që të përgatisin lëndët e tyre.
“Edhe pse kemi qene larg zyreve, kemi pasur mundësi të punojmë nga shtëpia. Kemi kontaktuar me kryeprokurorin, kemi pasur qasje në lëndët tona dhe në mundësinë e parë secili ka qenë i gatshëm t’i procesojë”, ka thënë Shajkovci.

Në Gjilan, kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, tregon për kufizimet që kanë pasur në këtë periudhë.

“Në këtë kohë, sa i përket lirimeve me kusht, pezullimeve të aktgjykimeve – dënimeve – sipas mundësime, nuk kemi çuar njerëz në paraburgim, teksa i kemi shtyrë ekzekutimet e dënimeve, në mënyrë që ta gjejmë një kohë më të mirë. Pasi që e ka një njeri dënimin 10 ditë, duhet të shkojë në paraburgim ku e mbajnë 14 ditë e në vetizolim ia shkelin të drejtat e njeriut, kështu që i kemi stopuar ekzekutimet, në mënyrë që kur të hiqet pandemia, të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka thënë ai.

Dhe puna me kapacitete të reduktuara gjatë pandemisë pashmangshëm solli rritjen e numrit të lëndëve.

“Në fillim, kemi marrë masa më drastike, duke filluar që në punë të vijnë vetëm gjyqtarët kujdestarë. E kemi reduktuar stafin, e kemi lënë sigurimin dhe nga një referent për çdo departament. Por, për fat të keq, lëndët kanë filluar me u grumbulluar, shkaku i kërkesave të punëtorëve të arsimit”, ka shtuar Azizi.

Por në Gjykatën Themelore në Prizren zëvendëskryetari i saj, Artan Sejrani, thotë se nuk kishin fluks lëndësh, për një arsye: rënia e veprave penale në përgjithësi gjatë pandemisë.

“Për shkak të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, ka rënë numri i veprave penale. Po ashtu, e kemi edhe rastin e lëndëve që kanë qenë në procedurë të rregullt e që i kemi raste me paraburgime që nuk janë mbajtur kështu që, del në anën tjetër që ato raste kanë mbetur pa u trajtuar”, ka thënë Sejrani.

Megjithatë, puna e prokurorive e gjykatave nuk u ndërpre për raste urgjente, përfshirë ato me paraburgim e dhunë në familje.

“Për muajin mars, prill dhe maj, janë pranuar 44 lëndë, të njëjtat statistika kam nxjerrë për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe numri është pothuajse i njëjtë. Nuk do të dëshiroja që të ekzistonin as këta numra, por me gëzon fakti që nuk ka pasur një rritje më të madhe. Të gjitha lëndët janë trajtuar me prioritet, për 14 është kërkuar paraburgim, ndërsa pjesa tjetër e lëndëve është në procedurë të rregullt”, thotë Shajkovci.

Ndërkohë Sejrani ka treguar se në Gjykatën Themelore ne Prizren “janë trajtuar të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga palët, përfshirë ato nga prokuroria. Sa i përket kësaj periudhë, kemi pasur rreth 13 raste të dhunës në familje, për të gjithë të pandehurit janë vazhduar seancat dhe janë caktuar masat, siç është vlerësuar nga gjyqtarët”.

Një shqetësim që u ngrit nga Këshilli Gjyqësor në këtë periudhë kishte të bënte me parashkrimin e lëndëve.

“Gjendjen më të keqe e kemi në Viti, ku 27 lëndë gjatë këtij viti i ka përfshirë parashkrimi relativ. Dukuri e rrezikshme, por falë bashkëpunimit me Prokurorinë e Shtetit, kemi bërë kërkesë që të jepen urdhëra ndëshkimorë, që të ndërpritet parashkrimi relativ. Sa i përket parashkrimit absolut, i kemi 139 lëndë gjatë këtij viti, mirëpo vlen të ceket se këto lëndë të parashkrimit absolut kanë letër-rreshtime, urdhëresa që do të thotë se nuk është faji i gjyqtarit, por i ligjit që i parasheh në bazë të kodit… ku e parasheh edhe parashkrimin”, thotë Azizi.

Ai e ka shprehur bindjen që edhe lëndët që i kap parashkrimi absolut, “me stabilizimin e kohës do të arrijmë t’i shpëtojmë, pasi do t’i kemi prioritet me të përfunduar pandemia, duke i caktuar këto, në mënyrë që të na dalin shifrat sa më të vogla, sepse me të vërtetë nuk jam i kënaqur me lëndët e kësaj natyre”.

Sejrani ndërkaq ka thënë se KGJK-ja e ka kërkuar një raport për lëndët që mund të parashkruhen deri më 31 dhjetor të vitit 2020.

“Sa i përket kësaj gjendjeje, nuk është numër i madh i lëndëve që mund të parashkruhen në mënyrë absolute, deri më 31 dhjetor 2020”, ka thënë ai.

Periudha e punës me çerekun e kapaciteteve gjatë pandemisë kthen në vëmendje një problem serioz, atë me kohëzgjatjen për zgjidhjen e lëndëve, në veçanti ato civile.

“Kemi me ngecur. Lëndë civile kanë ardhur 374, edhe më herët i kemi pasur problem. I kemi gjyqtarët e ri, i kemi orientuar në civile. Besojmë që korrikun dhe gushtin do ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke i kufizuar pushimet por besoj që deri në fund të vitit do të arrijmë aty ku kemi qenë”, ka thënë Azizi.

Prokuroritë, si ajo në Gjilan, përveç rasteve urgjente, kanë pasur mundësinë të punonin nga distanca edhe në raste të tjera.

ajo e Mitrovicës, përveç rasteve të konsideruara me prioritet, si ato me paraburgim, dhunë në familje, sekuestrime, kalime ilegale të kufirit, shkoi edhe në një hap më tutje.

Prokurorët kanë pezulluar hetimet që kanë qenë me afat, që të mos e lejojnë parashkrimin e rasteve.

Rikthimi potencial në punë me kapacitete të plota, që në fillimin e muajit të ardhshëm, nuk shihet i mundshëm, të paktën tek gjykatat.

Tash e një javë të gjithë gjyqtarët janë duke dalë në vendet e tyre të punës, megjithëse me orar të përgjysmuar, dhe fundi i periudhës pandemike do të kërkojë angazhim maksimal nga ta, në mënyrë që të kapin ritmin që kishin para 12 marsit.

119

A jeni optimist se Kosovës do t'i hiqen vizat këtë vit?



Opoja.net 01:48 | 19.05.2020
Shpërndaje:
Ndaje Ciceroje Whatsapp Whatsapp Kopjo lidhjen
Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

10:25 | 10.08.2022
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

23:26 | 4.08.2022
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

21:32 | 2.08.2022
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Ekonomi
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Kosova
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Kronika
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Shqipëria

Ju gjithashtu mund të lexoni

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve
Opoja

Në Dragash mbahet koncerti për nder të mërgimtarëve

1 Min. Leximi
Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit
Opoja

Kryetari Xheladini vizitoi disa Qendra kryesore në Komunën e Dragashit

1 Min. Leximi
Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës
Opoja

Konflikt në komunikacion/ Burrat në Dragash rrihen në mes të rrugës

1 Min. Leximi
Aksident në Trokan të Dragashit (Video)
Opoja

Aksident në Trokan të Dragashit (Video)

1 Min. Leximi

Blogu i ditës

Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
Pagesa direkte për grurë, Ministria e Bujqësisë me njoftim të rëndësishëm për fermerët
18:42 | 10.08.2022
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
Jeta në Kosovë midis viteve 1981-1997 përmes fotografive
12:29 | 10.08.2022
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku
10:49 | 10.08.2022
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
Mbërrin nga Ukraina në Shqipëri anija me 6 mijë tonë grurë
10:45 | 10.08.2022
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
Sivjet, dyfish më i madh numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë
10:41 | 10.08.2022
Shfaq më shumë

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?