Shaban Shabani: Dhuna në familje rrezikon paqen

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja Uncategorized

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Dragash ka publikuar një video sensibilizuese në lidhje me fenomenin e dhunës në familje.

Ndër protagonistët e videos ka qenë edhe i pari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i cili ka dhënë mesazhin e tij.

Shabani ka thënë se, edhe përkundër situatës me pandeminë, viktimat e dhunës në familje nuk do të anashkalohen. “Do të jenë në qendër të vëmendjes, gjithnjë, në çdo kohë, kur kërkohet intervenim në mbrojtje, si dhe në trajtimin e tyre nga institucionet”, ka thënë mes tjerash kryetari Shabani.

Ai gjithashtu ka shtuar se dhuna në familje paraqet rrezik për paqen e qëndrueshme./Opoja.net/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-