Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Stoltenberg në një postim në Twitter ka treguar se u ka bërë thirrje Kurtit e Vuçiqit që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të mund të shkaktonin përshkallëzim.
“Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtitn për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kam bërë thirrje të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë përshkallëzim. Dialogu është mënyra e vetme para. NATO_KFOR-i mbetet vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.