Shërbimi Korrektues ndalon përkohësisht lirimin e të burgosurve gjatë fundjavave

Opoja.net Opoja.net Kronika

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se duke nisur nga vikendi që po vjen, do të ndalojë përkohësisht lirimin e të burgosurve gjatë fundjavave, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, si masë lehtësuese do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.

Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë. Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anti-COVID, (dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës)”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Masat janë marrë mbrojtjen e të dënuarve nga COVID-19.

Një masë e tillë ishte marrë edhe më herët gjatë pandemisë, por me uljen e numrit të rasteve me COVID-19, ajo ishte hequr.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-