Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

Opoja.net Opoja.net Shqipëria

Në qytetin bregdetar të Vlorës po mbahet ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar, me rastin e shënimit të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo ngjarje ka bashkuar krerët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë ngjarje zyrtare po marrin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë dhe vendorë.

Ceremonia po zhvillohet në Sheshin e Flamurit, ku udhëheqësit më të lartë të të dyja vendeve janë bërë bashkë për të nderuar aktin historik të 28 Nëntorit 1912, si dhe sakrificat e brezave të tërë për liri dhe pavarësi.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kontakti

Tel: +377 (45) 563-059

Email: info@opoja.net

marketing@opoja.net

Adresa: Rruga “Adem Jashari” p.n. Dragash

- Reklama-
- Reklama-