Shkaku i një defekti fshati Pllavë i Dragashit mbetet pa furnizim me ujë.,

Opoja.net Opoja.net Opoja

“Hidroregjini Jugor” sh.a Njësia e Dragashit përmes një komunikate njofton se për shkak të defektit në gypin furnizues PVC Φ 125 të fshatit Pllavë që ka ndodhur gjatë natës, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në fshatin Pllavë.

Ekipa e Operativës është në teren dhe janë duke punuar në sanimin e defektit.

Sapo të sanohet defekti, do të rikthehet furnizimi i rregullt i banorëve të fshatit Pllavë me ujë, thuhet në njoftim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-