Shkolla “28 Nëntori” në Bresanë shfaq Logo të re: Simbolizimi i Arsimimit dhe Kombit Shqiptar

Opoja.net Opoja.net Opoja Teknologji

Shkolla fillore dhe e mesme “28 Nëntori” në Bresanë ka prezantuar me krenari logon e saj të re, e cila është krijuar me përkushtim dhe pasion nga një ish-nxënës i kësaj shkolle. Logoja është një shprehje e mënyrës se si shkolla ka kapërcyer sfida dhe mbijetuar në historinë e saj të pasur. Projekti i logos është zhvilluar në mënyrë të vullnetarëve dhe pa asnjë kosto.

Projektuesi i logos, një banor i fshatit Bresanë, shprehet: “Gjatë përpilimit të idesë, menduam që të dizajnojmë diçka më kuptimplote për këtë shkollë, duke reflektuar emrin dhe misionin e saj. Logoja kombinon elementët e një libri dhe stilolapsi për të simbolizuar arsimin, ndërsa shqiponja dhe mburoja përfaqësojnë kombin. Ngjyrat kuq e zi janë zgjedhur për të ndërtuar një ndjenjë të forcës dhe identitetit kombëtar.”

Kjo logo e re përfaqëson ngjizjen dhe rëndësinë e arsimit në komunitetin e Bresanës dhe rëndësinë e shkollës “28 Nëntori” në identitetin e tyre. Burimi i lajmit është TV OPOJA.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-