Shkolla e parë Shqipe në Opojë (Dokument)

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dokument që ruan historinë

Një dëftesë e klasës së parë e ruajtur në Brrut nga pronari i saj Tosun Kurtishi, tani për tani është dokumenti i parë dhe i vetëm për Shkollat e Para Shqipe në Opojë. Ndonëse shkollat e para shqipe në Kosovë me të madhe u hapen pas Vendimit historik të Ministrit të arsimit të Mbretnisë Shqiptare, intelektualit të famshëm Ernest Koliqit, në Opojë kjo ndodhë dy vjet më vonë, përkatësisht më 1942 dhe 1943. Tri nga fshatrat e Opojës që patën këtë fat ishin Blaçi me mësues Islam Çarkaxhiun nga Kavaja, Buçja me mësues Adem Bajramin dhe Brruti m mësues Sezai Surroin nga Prizreni. Dëftesa e lëshuar më 30 qershor 1944 nga mësuesi Sezai Surroi, të cilin fati i historisë e solli të jetë Mësues i Parë i Shkollës së Parë Shqipe në trevën e Opojës. Shkollës e cila vuri themelet e arsimit shqip, themele që kurrë më nuk do të mund ti lëkund asnjë pushtues; Shkollës e cila fiton në vlerën historike edhe nga fakti se ndërpreu asimilimin egër serb, të ushtruar për 14 vjet rresht përmes gjuhës dhe ndryshimit të identitetit kombëtar të nxënësve. Prandaj kjo Dëftesë është një dokument i rrallë që ruan historinë!

11004780_1544119865863867_932193039_n

Autor: Ibrahim Skenderi

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-