Opoja.net

Shkollat e komunës së Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

“Shkollat e shekullit 21” është program arsimi ambicioz tre vjeçar, i dizajnuar dhe zbatuar nga British Council dhe i financuar nga qeveria e MB-së.

I realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Dragash, programi synon të pajisë me aftësi të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve 1982 nxënës të moshës 10-15 vjeç fillimisht për 5 shkolla në komunën e Dragashit.

Përveç mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike të programimit dhe do të kenë mundësi t’i praktikojnë aftësitë e tyre përmes informatikës fizike.
Si pjesë e programit, shkollave do t’ju sigurohen 150 pajisje micro:bit-i, kompjuterë me përmasa që mbahen në xhep, të cilët fëmijët mund t`i programojnë dhe t`i përdorin në lëndë të ndryshme për të zgjidhur problemet e përditshme.

Për të konkuruar në tregun global të punës, aftësitë si zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, njohuritë dixhitale dhe krijimtaria janë çelësi i suksesit.

Dragash, ia theu xhamat e veturës dhe e pastaj e sulmoi fizikisht

Opoja.net

Tre meshkuj dhe një femër rrahën mes veti në Dragash

Opoja.net

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend