Shoqata e afaristëve “Sharri” me zyre të re në Dragash

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Me një solemnitet rasti në Dragash u hap zyra e Shoqatës së afaristëve “Sharri”. Shoqatës, zyret e punës iu ndau nga Komuna, ndërsa të dy palët kryetari i Komunës dhe afaristët, u zotuan për bashkëpunim në ngritjen e kapaciteteve ekonomike në Dragash, shkruan Opoja.net.

Sot më datë 16 Shkurt 2018 u bë hapja zyrtare e zyrës së Shoqatës së Afaristëve Sharri në Dragash .

Në hapjen e kësaj zyre morën pjesë strukturat e qeverisjes komunale të udhëhequra nga kryetari i Dragashit Z. Shaban Shabani i cili premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore se do të ndaj një zyre për komunitetin e biznesit në Dragash e ka bërë realitet, njëherë dhe ka premtuar se do të jetë krah i zhvillimit ekonomik të komunës, gjithashtu pjesë në këtë solemnitet kanë qenë dhe shoqata si motra nga Prizreni dhe shumë afaristë të Komunës së Dragashit.

Në një fjalim rasti të pranishmëve ju drejtua kryetari i shoqatës së afaristëve Sharri z. Shpetim Kamberi i cili e falënderoj kryetarin për ndarjen e kësaj zyre dhe shpalosi programin si dhe misionin e shoqatës për të pas një ndikim sa më të madh të zhvillimit të ndërmarrjeve ekzistuese, hapjen e bizneseve të reja dhe mbështetjen e investitorëve potencial në Dragash.

Gjithashtu të pranishmëve ju drejtua dhe kryetari i komunës Shaban Shabani, perfaqesuesi i HELVETAS në Kosovë z. Basri Pulaj.Zt.Varis Xhejlani nga Shoqata ESNAF, Nexhmidin Asllani nga Oda ekomomike e Kosovës.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-