Shoqata e afaristeve “Sharri” reagon ndaj KEDS-it

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Shoqata e afaristeve Sharri në Dragash, ka reaguar lidhur me furnizimin e energjisë elektrike nga ana e KEDS.

“Dëshirojmë t’i drejtohemi publikisht të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti KEDS-it që të ndërpriten reduktimet e energjisë elektrike në territorin e Komunës së Sharrit, të cilat po vazhdojnë edhe tani pas rregullimit të rrjetit nga i cili ishim të shkëputur 73 orë të plota. Gjithashtu kërkojmë furnizim me energji cilësore e jo me energji të tensionit të ulët, e cila po na shkakton vazhdimisht prishje në pajisje dhe makineri. Jemi prej parapaguesve më të rregullt të energjisë elektrike dhe kërkojmë që të trajtohemi të barabartë si tërë qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës”, është thënë në reagimin e Shoqata së Afaristëve “Sharri”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-