Shpallet tenderi për pastrimin e lumenjve dhe deponive ilegale në Dragash

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Komuna e Dragashit ka shpallur një tender, me vlerë të parashikuar financiare deri në 120 mijë euro, për “mirëmbajtjen e rrugëve, lumenjve dhe deponive ilegale nga vërshimet e shkaktuara në territorin e Komunës së Dragashit”, siç thuhet në njoftimin e publikuar për kontratë, të përgatitur më 9 nëntor të këtij viti.

Në përshkrimin e lëndës së kontratës thuhet se në këtë projekt do të përfshihet pastrimi i 5 mijë metrave gjatësi të lumenjve, sistemimi i kubëzave nëpër rrugët e dëmtuara, largimi i 12600 metër kub të mbeturinave nëpër deponitë ilegale, si dhe sistemimi i segmenteve rrugore të pakubëzuara.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve nga operatorët ekonomikë do të jetë 23 nëntori.

Punët në këtë projekt parashihet të zgjasin 26 ditë, nga 27 nëntori deri më 22 dhjetor 2020./Opoja.net/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-