Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka përzgjedhur 50 konsumatorët e përgjegjshëm, të cilët do t’i shpërblejë me nga 20 euro.
përkatës ka përzgjedhur përfituesit, të cilët deri më datën 31.12.2021 nuk kanë pasur borxhe ndaj kompanisë apo kanë qenë në parapagim për shërbimet e ofruara.
“Konsumatorët e përzgjedhur do të përfitojnë nga 20 euro si shpërblim nga KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ SH.A. Prizren, kjo vlerë do të ju shkarkohet si pagesë në kartelat e konsumatorëve përzgjedhës për vitin 2022”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.
Konsumatorët janë përzgjedhur nga katër njësitë operative: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, me ‘rast numri i përfituesve është ndarë bazuar në përqindjen e konsumatorëve që kanë zero borxhe. Sipas kësaj formule del se numri i konsumatorëve përfitues në Prizren është 40, në Suharekë 5, në Malishevë 3 dhe në Dragash 2.
“Komisioni gjatë përzgjedhjes, përdori metodën kompjuterike në softuer, ku përzgjedhja është bërë në mënyrë automatike sipas shifrave të konsumatorëve bazuar në katër njësitë operative në të cilat KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ ofron shërbimet e ujësjellësit dhe largimin e ujërave të zeza”, thuhet në njoftim.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.