Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Shqipëri, aktivitete përkujtimore për 106-vjetorin e Fitores së Çanakkalasë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Shqipëri, aktivitete përkujtimore për 106-vjetorin e Fitores së Çanakkalasë

Opoja.net Opoja.net 9:35 - 20/03/2021 Shqipëria
Ndaje

Me rastin e 18 Marsit – Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 106-vjetorit të Fitores së Çanakkalasë, në Shqipëri janë organizuar aktivitete përkujtimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë u organizua një aktivitet përkujtimor në ambientet e rezidencës së ambasadës, ku të pranishëm ishin ambasadori turk, Murat Ahmet Yörük, atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, Kolonel Muhammet Kelami Kablay, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim (TIKA) në Tiranë, Emine Gizem Başkan, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş dhe përfaqësues të shoqatave.

Aktiviteti filloi me himnin kombëtar të Turqisë dhe me vendosjen e kurorave me lule në bustin e Mustafa Kemal Ataturkut, ndërkohë mbajtën fjalë përshëndetëse ambasadori Yörük dhe atasheu ushtarak Kablay.

Ambsadori Yörük, në fjalimin e tij, tha se sot janë mbledhur me rastin e përkujtimit të 18 Marsit – Dita e Fitores së Çanakalasë dhe Përkujtimit të Dëshmorëve, 100-vjetorin e miratimit të Himnit Kombëtar turk si dhe përkujtimin e shkrimtarit kombëtar Mehmet Akif Ersoy.

Ai tërhoqi vëmendjen se është një rëndësi e veçantë që kremtojnë Ditën e Fitores së Çanakkalasë dhe Përkujtimit të Dëshmorëve në Shqipërinë me të cilën kanë një të kaluar të përbashkët. “Shqipëria ka një vend shumë të posaçëm në zemrat e popullit turk, poashtu edhe Turqia zë një vend shumë të veçantë në zemrat e vëllezërve tanë shqiptarë. Shumë sikur Husejini nga Shkodra, Lutfi Efendi, Jusuf Zija Efendi kanë luftuar në Çanakkala dhe kanë rënë dëshmorë. Gjithashtu edhe populli shqiptar ka pranuar Hasan Riza Pashën mbrojtësin e Shkodrës, i cili ka mbrojtur Shkodrën në koston e jetë së tij në Luftën e Ballkanit”, u shpreh ai.

Duke kujtuar se këtë vit po kremtojnë edhe 100-vjetorin e miratimit të Himnit kombëtar, Yörük vazhdoi:

“Himni ynë kombëtar, shkruar nga poeti ynë i atdheut Mehmet Akif Ersoy, siç është shprehur edhe nga presidenti ynë, është betimi ynë kombëtar, i cili pasqyron të gjithë shenjtëritë e kombit tonë dhe zbulon luftën epike të kombit tonë në Luftën e Pavarësisë dhe dashurinë e tyre për pavarësi. Himni ynë Kombëtar, është simboli i rezistencës së popullit turk që ka filluar në Çanakkala dhe ka përfunduar me Luftën e Pavarësisë. Mehmet Akifi është një ndër vlerat më të rëndësishme të popujve turq dhe shqiptarë që kanë jetuar me shekuj në paqe. Prandaj si një ambasador turk jam gjithashtu krenar që e përkujtojmë poetin tonë kombëtar Mehmet Akif me prejardhje shqiptare në Shqipëri”.

Ndërsa atasheu Kablay, vuri në dukje se Fitorja e Çanakkalasë duke marrë parasysh rezultatin ndryshoi rrjedhën e historisë turke dhe botërore. “I ka dhënë kombit të madh turk vullnetin dhe vetëbesimin për të ndërtuar të ardhmen e tij. Ushtarët tanë me luftën e tyre heroike në Çanakkala për shpëtimin e atdheut, pa bërë dallime në origjinën, ngjyrën, besimin e tyre duke ardhur nga çdo cep i civilizimit tonë, i kanë treguar gjithë botës se Çanakkalaja është e pakalueshme”, tha ai.

Gjatë aktivitetit në Tiranë u këndua Kuran nga Ömer Baloğlu, nga zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, dhe u interpretuan këngë nga nxënës për Fitoren e Çanakkalasë.

Edhe Instituti “Yunus Emre” Shkodër, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, organizoi me rastin e 18 Marsit programin me temë “Nga pavarësia drejt së ardhmes”.

Aktiviteti filloi me vendosjen e kurorave me lule në Monumentin e Hasan Riza Pashës nga drejtori i Instituti “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı dhe përfaqësues të Prefekturës së Shkodrës, bashkisë dhe të ftuarve të tjerë.

Pjesë e aktivitetit në Shkodër ishte edhe ekspozita me fotografi dhe dokumente “18 Marsi- Fitorja e Çanakkalasë – Himni Kombëtar Turk dhe Mehmet Akif Ersoy”, e cila do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 30 prill.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 9:35 - 20/03/2021 9:35 - 20/03/2021

Rubrika për Opojën

Tensionet në Veri të Kosovës, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë
20:29 - 31/05/2023
KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Tensionet në Veri të Kosovës, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë
20:29 - 31/05/2023 Opoja
Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës
15:10 - 31/05/2023 Kosova
Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë
12:32 - 31/05/2023 Sport
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Shqipëria

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

3 Min. Leximi
Shqipëria

Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2

1 Min. Leximi

Arrestimet në Uzinën ushtarake në Shqipëri, dyshime të forta për spiunazh

6 Min. Leximi

Shqipëri, incident në një uzinë ushtarake

2 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?