Shqipëria ndihmë financiare Kroacisë pas tërmetit

Opoja.net Opoja.net Shqipëria

Qeveria shqiptare i ka dhuruar 250 mijë euro Kroacisë, si ndihmë pas tërmetit të ditës së djeshme që goditi qytetin Petrinja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar edhe vendimin e qeverisë shqiptare.

Rama ndër të tjera në reagimin e tij shkruan se Shqipëria do t’i vijë në ndihmë Kroacisë për rilindjen e qytetit Petrinjës që u godit ditën e djeshme nga tërmeti.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë euro për Kroacinë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinjës pas tërmetit shkatërrues”, shkruan Rama.

Kroacia u godit dje nga një tërmet tragjik me magnitudë 6,3 të shkallës Rihter, që iu mori jetën të paktën 7 personave.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-