Shtabi Emergjent- Dragash merr masa të reja për parandalimin e infeksionit COVID-19

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit Emergjent të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani , në të cilën u vendos për marrjen e masave shtesë për parandalimin e infeksionit COVID-19:

1. Stacioni Policor në Dragash do të ofrojë asistencë sipas nevojës në zbatimin e vendimit të Qeverisë.

2.Sipas vendimit të qeverisë mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare (me përjashtim të atyre që janë të liruar me udhëzues për biznese nga inspektoriati ) me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

3.Pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara nga Komuna e Dragashit (diskutime publike) aktivitetet kulturore, sportive etj;

4.Ndalohen tubimet e çfarëdo natyre si masë preventive ndaj përhapjes së virusit;

5.Përveç mbylljes së tregut të kafshëve e automjeteve, mbyllet edhe tregu i gjelbër i qytetit të Dragashit; ;

6.Pezullohen punët me palë në Komunën e Dragashit, përjashtim rasteve urgjente;

7.Zyrtarët që punojnë me palë do të pajisen me mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese;

8.Obligohen institucionet publike lokale që të lirojë nga puna zyrtarët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;

9.Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të lirojnë nga puna (me pagesë) punëtorët me sëmundje kronike dhe shenja gripoze;

10.Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që të rrisin nivelin e higjienës dhe të dezinfektojnë hapësirat e punës;

11.Obligohen marketet ushqimore, furrat dhe barnatoret që gjatë orarit të punës të përdorin mjete mbrojtëse dhe dezinfektuese për secilin punëtor;

12.Inspektorati komunal vazhdon inspektimet në teren, për të inspektuar dhe ndaluar rritjen e çmimeve artificiale të produkteve;

13.Vazhdon masa për dezinfektimin e institucioneve shkollore, shëndetësore, kulturore, sportive etj;

14.Linja telefonike 029 281 094 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;

15.Inspektorati Komunal do të kujdeset për implementimin e vendimit të Qeverisë që institucionet publike dhe ato private të lirojnë njërin prind nga puna brenda kësaj periudhe të pezullimit të procesit mësimor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-