Opoja.net

Shtrenjtohet buka dhe artikujt ushqimorë, pagat mbesin statike

Në një furrë në Prishtinë sot një bukë mund ta blesh me çmimin e vjetër, prej 40 cent.

Por, që nga nesër çmimi mund të ngritët për shkak të shtrenjtimit të miellit.

137

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Produktet bazë për jetesë kanë pësuar ngritje ditëve të fundit, raporton Front Online.

Shefki Berisha, pronar i Furrës “Labi” në Prishtinë thotë se është i detyruar ta ngritë çmimin e bukës dhe produkteve tjera, për shkak të ngritjes së çmimit të miellit.

Ai tha se nuk ka rrugëdalje tjetër, pos të ngritjes së çmimit.

“Ka filluar çdo çmim të ngitet. Ne nuk jemi për me i ngritë çmimet, por mielli është shtrenjtuar më shumë se që kemi menduar. Ne kemi biseduar për me e ngritë çmimin, jo sa ata e kanë ngritë çmimin e miellit. Në Prishtinë kanë filluar dhe janë rritur çmimet, sot e kemi me çmim të ultë dhe te shohim në ditët në vijim si do të veprojmë. Nuk ka rrugëdalje tjetër, nuk kemi qejf me ngritë, por kjo varet nga ngritja e çmimit të miellit”, tha ai për Front Online.

Shoqata e Mullisëve: Ka sasi të limituar të grurit në treg

E nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës kanë thënë për Front Online se kjo ngritje e çmimeve nuk është për fajin e tyre.

Bashkim Zejnullahu, kryetar i kësaj shoqate, ka thënë se ka ngritje të çmimit të grurit në tregun botërorë, e që ka ndikuar edhe në tregun kosovarë.

“Kemi një ngritje të çmimit të grurit në tregun botërorë dhe kjo reflekton drejtpërdrejtë në bukë”, ka thënë Zejnullahu.

Zejnullahu ka ngritur alarmin se sasitë që ka Kosova aktualisht me grurë janë të limituara dhe se çmimi për 1 ton grurë ka shkuar në 260 euro.

“Unë mendoj se janë sasitë e limituara apo nuk janë sasitë e mjaftueshme të grurit në treg dhe nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të grurit vitin e kaluar, vitin e kaluar ka qenë çmimi i grurit 150 deri në 200 euro për ton, tash kemi një ngritje që reflekton mbi 260 euro për ton të grurit”, ka thënë ai për Front Online.

Ai tutje shprehet se nuk presin ngritje tjetër të çmimit të grurit në treg pasi tashmë është arritur kulmi i çmimit më të lartë të grurit të regjistruar ndonjëherë.

“Unë mendoj që tash do të jetë një stabilitet , tash çmimi ka arritur në një pikë shumë të lartë që vitet e fundit nuk kemi mundur ta regjistrojmë dhe nuk presim më ngritje më të lartë të çmimit të grurit”, ka thënë Zejnullahu për Front Online.

ASK: Inflacioni në shtator ka arritur në 4.9%

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

Agjencia thotë se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.

Njohësit e ekonomisë: Rritja e çmimeve, pasojë e ndryshimeve në tregun global

Erton Bega njohës i ekonomisë për Front Online ka thënë se ngritja e produkteve esenciale në vend është si pasojë e ndryshimeve në tregun global.

“Duke ditur që ekonomia e Kosovës është ekonomi e bazuar në importe atëherë tregu ynë nuk mund të jetë imun ndaj ndryshimeve në tregun global”, ka thënë Bega.

E si pasojë e këtyre ndryshimeve në tregun global, Bega thotë se reflektohen edhe në ngritjen e çmimeve të naftës, vajrave e edhe bukës.

“Prandaj duke pasur parasysh që kemi ngritje të çmimeve në grupe të të cilave janë përbërës së domosdoshëm të prodhimit siç janë nafta dhe vajrat atëherë kjo pritet të reflektohet edhe në produkte bazike siç është buka”, ka thënë ai për Front Online.

Zbritje të çmimeve të produkteve esenciale kishte premtuar vite më parë edhe Kryeministri Albin Kurti.

Në një paraqitje televizive në vitin 2014 kishte shpalosur detajet e programit qeverisës të Vetëvendosjes, ku kishte thënë se me ardhjen e partisë së tij në qeverisje, çmimet e produkteve elementare ushqimore si buka, sheqeri, qumështi dhe vaji do të ulen konsiderueshëm, ndërsa luksi do të shtrenjtohej.

Kurti asokohe thoshte që produktet të cilat janë elementare do t’iu hiqet TVSH-ja, ndërsa “luksit” do t’i rritej TVSH-ja./Front Online

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto