Shtyerja e ndeshjes Prishtina – Rahoveci, kryeqytetasit e akuzojnë gjyqtarin

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit nuk është zhvilluar, teksa është shtyrë për nesër, në të njëjtën kohë.

Në lidhje me këtë ka reaguar klubi kryeqytetas, duke e fajësuar referin Artan Gashin, për moszhvillimin e ndeshjes, pasi sipas tyre, klubi e ka siguruar pjesëmarrjen e policisë në sallë.

“Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes, tallet me publikun, klubin dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në reagim.

“Siç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahovec, u vendos të ndërprehet ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore. Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë”.

“Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin. Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla”.

“KB SIGAL Prishtina i kërkon falje të gjithë tifozëve që ishin prezentë në sallë ku për shkak të vendimit tendencioz dhe inatçorr të referit Artan Gashi nuk u zhvillua ndeshja, përkundër faktit që të gjitha kërkesat u plotësuan”.

Klubi i Prishtinës madje thotë se është duke konsideruar moszhvillimin e kësaj ndeshje, dhe mosorganizimin e Superkupës e Kupës së Kosovës.

“Bordi jonë dhe Këshilli Organizues është duke e konsideruar seriozisht moszhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe mosorganizimin e Superkupës së Kosovës, në rast të delegimit të këtij imazhprishësi inatçorr në ndeshjet e KB Sigal Prishtina”./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-