Si është gjendja e shqiptarëve në komunën e Graçanicës? Flet nënkryetari i parë shqiptar, Leutrim Ajeti

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Leutrim Ajeti është shqiptari i parë që është emëruar si nënkryetar i Komunës së Graçanicës për komunitete. Me propozim të kryetares së Graçanicës, Ljiljana Subariq, Ajeti që nga muaji shkurt ushtron këtë post. Ndërsa më herët ai ka qenë shërbyes civil dhe dy muaj asamblist dhe zëvendës kryesues i Kuvendit.

Ndonëse ndër vite shqiptarët atje janë ankuar për diskriminim qoftë në ofrimin e shërbimeve komunale, ndihmave e infrastrukturën.

Një kurë e lirë që vret kërpudhat e thonjve me një lëvizje

Si shqiptari i parë në këtë komunë, Leutrim Ajeti flet për Insajderin lidhur me gjendjen e shqiptarëve në këtë komunë.

Puna me serbë, nuk paraqet problem për të. Ai thotë se kanë bashkëpunim të mirë me stafin serb brenda komunës.

“Pra mund të konstatoj që volumi i madh i punëve gjatë ditës, na bëjmë t’i harrojmë shpesh herë problemet politike. Kërcënime: asnjëherë nuk ka ndodhur”, përgjigjet Ajeti në Intervistë.

Ai thotë se trajtimi i shqiptareve në vendbanime ku jetojnë nuk është i keq. Por, plani i tij është që të punoj ne nivelin qendror që të investojnë në rininë shqiptare atje. Pikat që ai kërkon investime janë në teknologji, kulturë, art e sport.

Insajderi: Si është të jesh nënkryetari i parë shqiptar në një komunë ku shumica e banorëve i përkasin komunitetit serb?

Ajeti: Normalisht është një sfidë, sidomos në fillim të mandatit, por puna që e kam bërë më herët si shërbyes civil, po ashtu në Komunën e Graçanicës më ka ndihmuar mjaft shume, sidomos ne raportin me kolegë. Pra, kjo më ka shërbyer që t ‘jem shumë me i përgatitur në misionin që kam marrë.

Në çfarë gjendje e keni gjetur Komunën e Graçanicës sa i përket trajtimit të shqiptarëve atje?

Ajeti: Trajnimi I shqiptarëve në vendbanimet ku jetojnë nuk ka qene edhe aq I keq, megjithatë ka pasur nevoje për përfaqësim dhe trajnim më të madh. Ketë jemi duke u munduar ta bëjmë tash në këtë mandat, bashke me kryetaren dhe gjithë kabinetin. Si nënkryetar jam duke bërë ç’mos që te identifikoj çdo problem në çdo vend te shqiptarëve, por normalisht edhe të komuniteteve tjera pakicë që jetojnë këtu, siç janë edhe Romët, Ashkalinjtë dhe Goranët.

Cili është plani juaj në ngritjen e integriteti dhe dinjitetit për shqiptarët në këtë komunë?

Ajeti: Plani im është që në bashkëpunim me nivelin qendror të investojmë ne fushat ku më së shumti ka nevojë, pra aty ku më herët nuk është investuar. Duhet të mendojmë të investojmë me shumë në rini, ku si pikë kryesore do të ishte teknologjia, kultura, arti dhe sporti. Derisa tek infrastruktura veçse kemi nisur disa punë të rëndësishme, të cilat më herët kishin stagnuar.

Kemi shumë raste kur, shqiptarët ankohen dhe ndihen të diskriminuar në shumë fusha. Meqë tani jeni pjesë e komunës a i keni parë edhe ju këto diskriminime që thuhet së bëhen?

Ajeti: Ndoshta ka pasur raste kur janë ndier te diskriminuar, por po ashtu ka pasur raste kur edhe komunitetet tjera janë ndier ashtu, duke mos përjashtuar as komunitetin shumicë serb. Bashkë me kryetaren në fillim jemi dakorduar që këto t’i zgjidhim bashkë, pra të merremi me të tashmen dhe të ardhmen, që gjithë qytetarët pa dallim të ndihen të barabartë.

Pasi jeni shqiptari i vetëm sa e keni të vështirë të ngritin zërin brenda kuvendit komunal?

Ajeti: Me kolegët serb duhet të theksoj që kalojmë dhe njëkohësisht bashkëpunojmë për çështjet te cilat I kemi preokupim të përditshëm. Pra mund të konstatoj që volumi i madh i punëve gjatë ditës, na bëjmë ti harrojmë shpesh herë problemet politike.

A keni ndonjë problem me kolegët serb?, ndonjë kërcënim ose diçka e tillë?

Ajeti: Kërcënime?, asnjëherë nuk ka ndodhur.

Sa keni marrë mbështetje nga niveli qendror, a jeni kontaktuar ndonjëherë nga kryeministri apo presidentja për t’u interesuar për gjendjen e shqiptarëve atje?

Ajeti: Me nivelin qendror kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm, si me ministritë, po ashtu edhe me Kryeministrin I cili më ka dhënë mbështetje në punën që po e bëj, si dhe ka ofruar bashkëpunim edhe për komunitetet tjera. Kjo për në është shumë e mirëseardhur, duke e ditur që kemi nevojë të madhe për mbështetje nga kryeministri.

Leutrim Ajeti jeton në Kishnicë të Graçanicës, fshat me shumicë shqiptare në këtë komunë. Ai është pjesë e Aleancës Shqiptare.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-