Kosi fitohet nga fementimi i bakterieve të qumështit. Fermentimi i laktozës nga këto bakterie prodhon acitin laktik, që i jep proteinave të qumështit formë ashtu si i jep edhe fortësinë, apo formën e vet. Më së shumti kosi gjendet nga qumështi i lopës, mirëpo ka edhe prej buallit, dhisë, deves, etj.
Fillimisht besohet të jetë prodhuar në Turqi, e që fjala adekuate e kosit atje është “të trashët”. Ka shumë lloje të kosit, të cilat fitohen duke shtuar ujë, erëza, e shije të tjera, siç janë: Jogurti, Xaxiqi, Taratori, Raita, Dadidah etj.
Kosi është i pasur në proteina, kalcium, vitamin D, riboflavin, vitamin B6 dhe B12. Ka më shumë benefite se sa nga konsumimi i qumështit. Madje edhe ata që janë intolerant ndaj laktozës mund të konsumojnë kosin, si rezultat i kthimit të laktozës në glukozë dhe galaktozë. Kosi varion edhe për nga yndyra; ndërsa yndyra varet nga lloji i qumështit që e përdorim, kosi me më shumë yndyrë besohet të jete 10% dhe gjendet në Greqi.
Ndryshe dihet se me anë të konsumimit në baza ditore në sasi normale, një gotë në ditë, ndihmon edhe në parandalimin e rritjes së shtypjes së gjakut.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.