Falënderimi i qoftë Allahut të Madhërishëm, kurse bekimi dhe paqja
qoftë mbi Pejgamberin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Paqja
dhe bekimi i Allahut qoftë edhe mbi dëshmorët, mbi të gjithë të vdekurit tonë
dhe mbi njerëzit që kërkojnë rrugën e së mirës.
Të dashur vëllezër;
Për hutben e sotme e kam zgjedhur një tregim, të cilin do ta ndaj
me ju:
– Kishin qenë dy vëllezër të cilët jetonin me shtëpi afër
njëri-tjetrit, dhe me një rast ishin grindur dhe armiqësuar. Në 40 vitet e
fundit vëllezërit kishin jetuar në harmoni, dashuri dhe duke e ndihmuar
njëri-tjetrin.
Megjithatë, menjëherë ishte prishur kjo harmoni. E gjitha filloi
nga një keqkuptim i vogël i cili çoi deri te grindja e madhe dhe fjalët e
ashpra, pas së cilës pasuan muaj të zemërimit. Një mëngjes, dikush trokiti në
derën e vëllait më të vjetër. Ai e hapi derën dhe pa një burrë me mjete të
zdrukthëtarit.
Unë po kërkoj punë. Ndoshta ju këtu në pronën tuaj mund të gjeni
një punë të vogël për mua – tha zdrukthëtari.
Po. Unë e di se çfarë mund të bësh ti për mua. A e shikon atë
shtëpi në anën tjetër të përroit? Aty jeton fqinji im, në fakt, vëllai im më i
vogël. Më përpara mes nesh ishte livadhi, por ai ka gërmuar dhe tani në mes
nesh është bërë përrua. Këtë ai e ka bërë për inatin tim, por do t’ia kthej…
A po i sheh ata trupat pranë hambarit? Dua të ma ndërtosh një gardh dy metra të
lartë, që mos ta shoh as atë e as shtëpinë e tij – i tha vëllai i madh.
Çdo gjë është e qartë. Ma sill mua një turjelë dhe gozhda dhe do të
shohësh se sa bukur do ta ndërtoj – itha zdrukthëtari.
Vëllai i madh, zdrukthëtarit ia dha materialin e nevojshëm dhe vetë
shkoi në qytet. Tërë ditën zdrukthëtari punoi me zell …
Në mbrëmje kur u kthye vëllai i madh, zdrukthëtari e kishte përfunduar
punën, por ky mbeti i habitur! Gardhi nuk ishte askund! Zdrukthëtari kishte ndërtuar
një urë e cila i lidhte dy brigjet e përroit. Ishte një urë shumë e bukur,
kurse nga ana tjetër e tij, po afrohej vëllai i tij i vogël me krahë të hapur.
Ti me të vërtetë je njeri i madh, kur e ke ndërtuar urën pas gjithë
atyre që të kam thënë e të kam bërë – tha vëllai i vogël.
Vëllezërit u ndalën secili nga njëra anë e urës, dhe pastajdalëngadalë
u nisën të takohen me njëri-tjetrin, duke u takuar në mes të urës. Në ndërkohë
zdrukthëtarii mblodhi veglat e tij dhe u nis.
Hej, prit! Qëndro disa ditë te ne, ka ende shumë gjëra që mund t’i
bësh – i tha vëllai i madh.
Me gjithë qejf isha ndalur, por unë kam për të ndërtuar edhe shumë
ura… – tha zdrukthëtari.
E lusim Allahun e Plotfuqishëm, të na bëjë prej atyre që ndërtojnë
ura të bashkimit, e jo mure të ndarjes!
O Allah, na forco në rrugën e Islamit!
Na bëj nga ata që me përkushtim e mbrojnë
fenë e tyre!
Ndihmoji vëllezërit dhe motrat tona në
nevojë kudo që janë!
Na ruaj nga e keqja e armiqve Tu dhe
armiqve tanë!
Intrigat e armiqve të umetit dhe atdheut
tonë ktheji mbi vetë ata!
O Allah, mëshiroji prindërit dhe
paraardhësit tanë të vdekur, të cilët na e sollën dritën e fesë islame!
Udhëzoji fëmijët dhe pasardhësit tanë,
dhe bëri udhëheqës të umetit dhe mbrojtës më të mirë se ne të fesë dhe të
atdheut, si dhe gëzim të syve dhe zemrave tona në këtë botë dhe në botën
tjetër!
O Allah, na mëshiro neve në Ditën e Gjykimit dhe
na ndero me xhenet në shoqëri të pejgamberëve, të sinqertëve, të shehidëve dhe
të njerëzve të mirë!
Përshtati: Miftar Ajdini