Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjave është i lidhur me kujdesin ndaj rrobave, përshtatjen me temperaturat dhe të ushqyerit.
Shqipe Kelmendi–Rama është nënë e tre fëmijëve dhe tregon se si kujdeset për lëkurën e fëmijëve varësisht prej sezonit.
Kelmendi–Rama thotë që hulumtimi në internet i ka ndihmuar që të mësojë më shumë rreth materialeve e mirëmbajtjes së rrobave të fëmijëve.
Të preferuara janë rrobat e pambukut e hekurosja është e domosdoshme, sidomos për të brendshmet.
Larja e rrobave bëhet me detergjente që nuk përmbajnë parfume dhe fosfate, dhe gjithherë preferohet një shpëlarje e dytë, thotë ajo.
Ndërsa tregon se në rast të irritimeve të lëkurës preferohen kremra me përmbajtje “Bepantol”, e cila i qetëson reagimet e lëkurës ndaj skuqjeve.
Edhe ndryshimi i motit ndikon në lëkurë, thotë nëna e 3 fëmijëve.
Në stinën e dimrit lëkura thahet më shumë, për këtë një krem me përmbajtje të aloeveras është i përshtatshëm, kurse gjatë stinëve të nxehta kremi kundër rrezeve të diellit është i domosdoshëm.
Kujdesi i shtuar duhet të vazhdojë deri në moshën 2-vjeçare, kur edhe lëkura nuk është aq e ndjeshme sa në vitin e parë, ka treguar Kelmendi-Rama.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.