Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Skandaloze: Edhe deputetët përfshijen në vrasjen masive të kafshëve të egra
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Skandaloze: Edhe deputetët përfshijen në vrasjen masive të kafshëve të egra

Opoja.net Opoja.net 15:41 - 11/12/2016 Lajme Opoja
Ndaje

Më të rrezikuara janë dhitë e egra dhe ujqërit.

Shoqeria civile ka ngritur zërin ndajë vrasjeve masive të kafshëve të egra në teritorin e parkut kombëtar të Sharrit. Sipas tyre, në këtë gjueti janë përfshirë gjuetarë të pandërgjetshëm ku në mesin e tyre ka edhe figura publike.

Sipas tyre, në këtë menyrë po rrezikohen disa nga specie e rrallë, në këtë masiv bjeshke Nexhmedin Ramadani, drejtor i organizatës “Finch” në Prizren, që merrët me mbrojtjen e kafshëve, ka ngritur apelin kombëtar për kujdesin ndaj kafshëve të rralla. “Mos i vrisni speciet e rralla të kafshëve të egra, se po e vrisni të ardhmën e këtij vendi”, është mesazhi që përcjell ai për publikun e gjerë. Duke folur për gazetën “Kosova Sot”, përcjell “Opoja.net”, Ramadani ka thënë se ka edhe deputetë të Parlamentit, që po vrasin kafshë të egra të rralla, por nuk deshi të veçoj me emër e mbiemër.

Sipas tij, para pak ditësh janë vra edhe dhi të egra e edhe ujq. “Tash dhitë janë në zhdukje, por edhe ujërit janë pakësuar shumë”, tha Ramadani, i cili apelon që kjo çështje ta marrin seriozisht, ngase po rrezikojnë faunën e maleve të Sharrit.

Dëmtohen kamerat e vendosura nga organizata e mbrojtjes së kafshëve

“Është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në këtë sezon të hapjes së gjuetisë”, tregon Ramadani për “Kosova Sot”, përcjell “Opoja.net”. Ramadani shprehet se ata kanë vendosur kamera, por ata që kanë kryer krimin janë kujdesur edhe për demtimin e kamerave. “Jemi munduar të identifikojmë me kamera keqbërësit, por asnje nga kamerat, të cilat i kemi montuar nëpër male nuk i kanë lënë. Të gjitha dikush i ka hekur dhe i ka prishur. Kjo është tepër shqetësuese”, tregon ai. Me një sipërfaqe rreth 60 kilometra gjatësi, malet e Sharrit posedojnë veçori të ndryshme ekonomike dhe natyrore që e bejnë këtë pjesë më atraktiven në teritorin e Kosovës. Parku nacional “Mali i Sharrit” është themeluar në vitin 1986 në Kosovë. Për shkak të gjendjes së krijuar pas luftës, parku i riaktivizua në vitin 2002 me një staf prej 17 personave. Kjo pjesë e Kosovës cilësohet të jetë një ndër pjesët rekreative që vlen të theksohet relievi unik si dhe bukuritë natyrore që na i ofron. “Fatkeqësisht, bota bimore dhe shtatzore është në zhdukje e sipër”, thotë Ramadani, i cili apelon të mos vriten speciet e rralla të kafshëve të egra.

Heshtja e Institucioneve

“Kemi kërkuar ndihmë edhe prej Presidentit, Kryeministrit dhe deputetëve të parlamentit të Kosovës që ta ngrisin zërin ndajë kësaj dukurie”, ka thënë ai.

Institucionet kopetente për mbrojtjen e kësaj pjese kanë informuar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor rreth kësaj çeshtje. Shpyllëzimi dhe shkatërrimi i kësaj pjese rrezikon ezistencën e rreth 2500 lloje të barishteve, prej këtyrr rreth 323 sos që janë unike, 165 llojë të kafshëve të egra dhe 147 llojë të shpendëve.

“Këtë sezon janë vrarë më të madhe. Bile mund të them se ka edhe deputetë që po marrin pjesë në këtë krim ekologjik”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, tashmë ka mësuar së është ndalur sezoni i gjuetisë, por, për kohën sa u lejua në malet e Sharrit dhe komunen e Dragashit ka bërë shumë dëme, aq shumë sa vështirë se mund të riparohet lehtë.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 15:41 - 11/12/2016 15:41 - 11/12/2016

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kosova

Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

1 Min. Leximi
Kosova

QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë

2 Min. Leximi
Kosova

Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë

3 Min. Leximi
Kronika

Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?