‘Sofra e Ymer Prizrenit’ në Zgatar vjen më 8 qershor: Shumë aktivitete kulturore dhe çmime për pjesëmarrësit

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Njëri nga manifestimet e rralla kulturore që tashmë është bërë tradicional në trevën e Opojës, ‘Sofra e Ymer Prizrenit’, do të mbahet më 8 qershor 2019 në fshatin Zgatar të Opojës, me fillim në ora 11:00.

‘Sofra e Ymer Prizrenit’ është një manifestim me aktivitete të ndryshme kulturore, i cili organizohet nga aktivistë kulturorë, intelektualë dhe shkrimtarë nga rrethi i Opojës. Manifestimi mban emrin e njërës prej figurave më të çmuara historike dhe kombëtare nga kjo trevë, Ymer Prizrenit.

Lajmin për ‘Sofrën e Ymer Prizrenit’ e ka publikuar shkrimtari Ibrahim Skenderi, njëherit edhe organizator i këtij manifestimi. Skenderi ka shkruar në Facebook se ”Manifestimi prmban:
1. Sofrën poetike, ku do të lexojnë 25 poetë
2. Sofrën përuruese – shkencore
3. Sofrën muzikore dhe
4. Sofrën e bujarisë, shtruar nga fshati nikoqir Zgatari.”

Ndërkaq sa u përket çmimeve, do të ketë ”Tri çmime për poezi, Çmimi “Mysafir Nderi”, për mysafir(ë) (person ose grup) që me pjesëmarrje aktive ndihmuan rriten dhe zhvillimin e Manifestimit dhe Çmimi “Luleborë Sharri” për personalitete ose shoqata që me dekada kontribuan në afirmimin e vlerave autoktone kulturore nga treva e Opojës së Sharrit”, ka shkruar shkrimtari nga Brruti i Opojës./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-