Sondazhi i PIPOS: VV nën 40 për qind, LDK shumë afër saj, PDK vetëm në vendin e tretë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova janë prezantuar të dhënat më të fundit të matjeve të opinionit publik.

Në pyetjen “Sa për qind të votave do t’i merrnin partitë politike nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot?”, sipas sondazhit të kryer nga Instituti “PIPOS”, i prezantuar në ‘Rubikon’, 35.5 për qind e qytetarëve do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 22.2 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 21.5 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mori 6.6 për qind të votave, ndërsa Nisma 2.4 për qind.

Vetëm 1 për qind e votuesve do të zgjidhnin Listën “Guxo” dhe vetëm 0.4 për qind do të zgjidhnin Aleancën Kosova e Re.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-