Sonte fillon muaj i bekuar i Ramazanit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Nga e enjta për 30 ditë rresht përmes agjërimit besimtarët muslimanë do t’i përkushtohen Krijuesit e do të solidarizohen me të tjerët.

Në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muslimanëve përveçse iu kërkohet të rrinë pa ngrënë e pa pirë afro 18 orë në ditë, kërkohet që edhe syri i tyre të mos jetë shikues aty ku nuk ka të drejtë, goja e tyre të mos flasë atë që nuk duhet, këmba e dora e tyre të mos prekin gjërat që janë të ndaluara për muslimanët gjatë këtij muaji po edhe muajve të tjerë.

Ky muaj është njëri prej shtyllave të fesë islame i mbështetur në librin e shenjtë të muslimanëve Kuran, si dhe në thëniet e profetit Muhamed a.s.

Portali Opoja.net uron të gjithë besimtarët muslimanë që këtë muaj ta kalojnë në atë mënyrë që do ta kënaqin Zotin me agjerimin e tyre.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit